Fitorja e djeshme 4-0 ndaj Union St.Gilloise konsiderohet e rëndësishme për Inter, që deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje në Champions League. Zikaltërit kryesojnë renditjen me 9 pikë të plota.
Një nga protagonistët e këtij suksesi është Denzel Dumfries, që realizoi goli e parë në këtë ndeshje për Inter: “Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Fillimi ishte pak i vështirë, por pas 20 minutash loja ndryshoi dhe luajtëm shumë mirë si ekip“.
“Pika e kthesës? Ishim të pafat kundër Udinese dhe Juventus, por pas kësaj u rikuperuam shumë mire. Kjo është rruga e duhur. Le të vazhdojmë”, tha Dumfries, që u shpreh se akulli që vuri në gju është një masë paraprake kur luan kaq shumë.
Në fund, ai vlerësoi punën e kryer nga trajneri Christian Chivu, që po debuton këtë sezon në stolin zikaltër. “Chivu flet shumë me lojtarët, ai është një trajner i fortë dhe jam i lumtur që e kemi. Ne kemi besim tek ai dhe ai tek ne”, tha Dumfries.
The post Dumfries: Fitore e rëndësishme, pasi jemi ende të parët në Champions, Chivu trajneri i duhur appeared first on Telesport.










