Rezultate të çmendura, Champions League me rekord golash në një natë të vetme

Atmosfera në Evropë ka qenë e jashtëzakonshme mbrëmjen e kaluar, në ndeshjet e radhës së Champions League. Nata e parë e raundit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve vendosi një rekord të ri për golat e shënuar.

Të martën u shënuan plot 43 gola në nëntë ndeshje, me një mesatare prej 4.8 golash për ndeshje. Pjesa më e madhe u golave u realizuan në ndeshjet Barcelona-Olympiacos (6-1), Bayer Leverkusen-PSG (2-7) dhe PSV-Napoli (6-2).

Por, edhe takimet Arsenal-Atlético Madrid (4-0), Union SG-Inter (0-4) dhe Copenhagen-Borussia Dortmund (2-4) ishin gjithashtu të rëndësishme. Dhe të mendosh që Kairat Almaty-Pafos përfundoi 0-0, përndryshe rekordi mund të kishte qenë edhe më i lartë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur më 26 nëntor 2024, në raundin e pestë të fazës së grupeve të sezonit të kaluar, kur u shënuan 40 gola. Më 27 nëntor, u shënuan edhe 27 të tjerë, për një total prej 67 golash për një raund të plotë të Champions League, një rekord që ende nuk është thyer. Por të presim edhe ndeshjet e sotme…

The post Rezultate të çmendura, Champions League me rekord golash në një natë të vetme appeared first on Telesport.