Aktorja dhe bukuroshja Arta Elezaj ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga dita e saj, ku në fokus është një buqetë me trëndafila të kuq.
Fotoja e publikuar në rrjete sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse Arta nuk ka zbuluar se kush ia ka dhuruar trëndafilat, gjesti romantik ka ngjallur kureshtje për jetën e saj sentimentale.
Ajo ka ruajtur gjithmonë privatësinë për lidhjet e mundshme, por duket se ky detaj i fundit ka hapur shumë pyetje.
Aktorja, e njohur për stilin dhe prezencën e saj në publik, vazhdon të jetë ndër emrat e komentuar të showbizit shqiptar.