Pas fitores 2-0 ndaj Villarreal, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, komentoi paraqitjen e të tijve. Ai ka mbetur i kënaqur si nga rezultati ashtu dhe nga loja.
“Luajtëm shumë, shumë mirë. Është e vërtetë që patëm rreth 20 minuta në pjesën e dytë ku ata ishin superiorë ndaj nesh, por mund të kishim shënuar më herët”, tha Guardiola.
“Ndjesia është e mirë dhe atmosfera është e mirë tani. Jam i lumtur. Shënuam golat në kohën e duhur”, shtoi më tej trajneri i “citizens”.
Më tej, Guardiola tha: “Tani kemi dy ndeshje në shtëpi në Champions League dhe duhet të dalim atje dhe të marrim çdo pikë që mundemi”.
“Po shohim përpara për pjesën tjetër të garës dhe e dimë se kjo është rruga që duhet ndjekur, të vazhdojmë të mbledhim pikë”, deklaroi Pep Guardiola.
The post Guardiola i kënaqur: Kjo është rruga që duhet të ndjekë Manchester City appeared first on Telesport.










