Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pirtet në Uashington

NATO: Sekretari i Përgjithshëm Rutte pritet të takohet me presidentin e SHBA-së DOnald Trump në Uashington. Ndërkohë takimi i sinjalizuar Trump – Putin, sipas të dhënave nga SHBA, nuk pritet të zhvillohet “së shpejti”.

NATOnjoftoi papritur një një takim ndërmjet sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump. Rutte pritet të mërkurën (22.10.2025) në Uashington, deklaroi zëdhënësja Allison Hart. Bisedimet do të zhvillohen pasdite vonë, thuhet më tej. Si sfond i takimit konsiderohet të jenë përpjekjet aktuale të presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Për këtë ai bisedoi së fundi në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe më pas sinjalizoi mundësinë e një takimi me kreun e Kremlinit në Budapest. Të martën (21.10.2025) mediet në SHBA njoftuan, se planet për takimin janë ngrirë, ose së paku janë shtyrë.

Takimi Trump – Putin nuk pritet “së shpejti”

Një nëpunës i nivelit të lartë në Uashington citohet me fjalët, se “së shpejti” nuk pritet një takim, këtë e citojnë njëzëri disa agjenci lajmesh pa përmendur emër. Fillimisht ishte planifikuar të takoheshin këtë javë ministrat e Jashtëm ai i SHBA-së Marco Rubio dhe kryediplomati rus Sergej Lavrov për të përgatitur samitin e dy presidentëve në Budapest. Por pas një bisede telefonike ndërmjet Rubios dhe Lavrorit të hënën (19.10.2025) një takim nuk është më i nevojshëm, bëhet e ditur. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov la të kuptohet, se nuk ka nxitim lidhur me takimin ndëmrjet dy presidentëve. Për këtë takim janë “të nevojshme përgatitjet, përgatitje serioze”.

Rusia nuk do t’i ngrijë luftimet në vijën e frontit

Ndryshe nga propozimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Rusia nuk do t’i ngrijë luftimet në vijën aktuale të frontit. “Nëse ndalemi kështu, kjo do të thotë, që të harrohen shkaqet e këtij konflikti”, i tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Kjo do të thotë edhe, “që një pjesë e madhe e Ukrainës të mbetet nën udhëheqjen e një regjimi nazist”. Propaganda ruse vazhdimisht pretendon, se nëUkrainë ka një qeveri të djathtë. Ideja e një armëpushimi të menjëhershëm është në kundërshtim me marrëveshjen ruso-amerikane në Alaskë, tha Lavrov. Trump dhe Putin u takuan në gusht në Alaskë në kuadrin e përpjekjeve të SHBA-së për një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, megjithatë ky takim nuk pati rezultate të prekshme. /DW