Mot me vranësira dhe në disa pjesë me riga lokale shiu

Në vend të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 8 gradë Celsius.

Ndërsa temperaturat maksimale janë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s. /Klankosova.tv