Vodhën veturën dhe 6000 euro stoli, arrestohen të dyshuarit

Sot Policia e Kosovës rajoni i Prishtinës kanë arrestuar dy persona për vjedhje të rëndë.

Këto arrestime janë bërë lidhur me rastin e ditës së djeshme ku në Prishtinë në rrugën “Lordi Bajron”, është vjedhur njëvetorë e tipit Suzuki me vlerë 12 mijë euro dhe gjëra të tjera me vlerë 6000 euro.

Lidhur me rastin janë arrestuar R.B, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B.K, mashkull, 43 vjeç, gjithashtu shtetas i Republikës së Kosovës.

“I dyshuari R.B, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i dytë, B.K, ndaj të cilit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Si pjesë e këtij operacioni ishte edhe bastisja e tri lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën dhe gjësendet e tjera të vjedhura.

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit, falë paraqitjes së saj në “Ferma VIP”. Ajo ka tërhequr vëmendje me stilin dhe spontanitetin që shfaq në ekran. Gjatë qëndrimit në këtë format, Mimoza ka treguar se njeh mirë edhe muzikën moderne vendore, duke interpretuar këngë të njohura. Ajo ka shprehur pëlqim për grupin NRG Band, shkruan “Kosovarja”. Megjithatë, për këngëtarin Besnik Qaka, ajo nuk ka ditur emrin dhe e ka quajtur “miush”. Pas kësaj deklarate, këngëtari ka reaguar duke shprehur mbështetjen e tij për të në “Ferma VIP”. Why Seniors Are Snapping Up This TV Box, We Explain! Techno Mag Take A Look Inside Whoopi’s Repulsive Home, Health Trition Twin Study Reveals Why Some Women Age Faster Than Others (It’s Not What You Think) Beauty Review Magazine by Taboola