Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për polakun ka interes të madh brenda Europës, por edhe jashtë Europës, konkretisht nga klubet arabe.
Al-Nassr raportohet se është një nga klubet më të interesuara për sulmuesin polak. Sipas medieve spanjolle është vetë Cristiano Ronaldo që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij transferimin e Robert Lewandowski-t. Portugezi e sheh polakun si një partner ideal në sulm.
Kujtojmë se C.Ronaldo përveçse është lojtari kryesor tek Al-Nassr dhe më i paguari në botë, tani ka dhe të drejtë të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit përsa i përket merkatos.
Në rast transferimi tek Al-Nassr, Lewandowski do të gjente aty edhe ish-shokun e skuadrës, Ingo Martinez, i transferuar gjatë merkatos së fundit.
The post C.Ronaldo i “fiksuar” me yjet e Barcelonës, Al-Nassr nis punën për transferimin e sulmuesit të katalanasve appeared first on Telesport.