Edhe katër ditë afat për qeverinë, Kurti asnjë takim me NISMA-n

Tashmë kur kanë mbetur veçse katër ditë që të shterrohet afati kushtetues për Albin Kurtin që të zgjedh ose jo qeverinë e re, ky i fundit “asnjë takim” nuk e ka zhvilkuar me Nismën Socialdemokrate, tre votat e të cilëve janë të domosdoshme për Vetëvendosjen që të arrijë shumicë të thjeshtë.

Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës Socialdemokrate, për “Kallxo.com” konfirmoi se nuk kanë zhvilluar bisedime me Albin Kurtin dhe se ky i fundit nuk është përgjigjur në kërkesat e tyre.

“Ne kemi një kërkesë që është tanimë e njohur. E vetmja mundësi që NISMA t’i ofroi bashkëpunim LVV-së është që të lëviz nga pozicioni kryetari i Kuvendit”- tha Krasniqi.