Zyrtare: Vincent Kompany rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029

“Bayern Munich dhe Vincent Kompany kanë zgjatur kontratat e tyre deri më 30 qershor 2029”, njoftoi klubi bavarez në një deklaratë. Marrëveshja e mëparshme e trajnerit do të skadonte në verën e vitit 2027.

Kompany, 39 vjeç, iu bashkua Mynihut nga Burnley përpara sezonit 2024/25 dhe e udhëhoqi ekipin drejt titullit të Bundesligës në vitin e tij të parë. Belgu gjithashtu fitoi Superkupën me Bayern më herët këtë sezon.

“Jam mirënjohës, i nderuar dhe do të doja të falënderoja Bayern për besimin dhe mjedisin e punës që më kanë treguar që nga dita e parë”, tha trajneri belg.

Ndihem sikur kam qenë këtu shumë më gjatë dhe e njoh mirë klubin. Ka qenë një përvojë fantastike deri më tani”, shtoi Kompany.

Në fund, trajneri i bavarezëve tha: “Kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë shumë suksese të tjera!“.

The post Zyrtare: Vincent Kompany rinovon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 2029 appeared first on Telesport.