De la Fuente e sulmon përsëri Flick: Secili portretizohet nga veprimet e tij

Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, foli për aktualitetin e “La Roja” në emisionin “El Hormiguero” dhe kritikoi sërish Hansi Flick, trajnerin e Barcelonës, për komentet e tij lidhur me thirrjen e Lamine Yamal: “Nuk e kuptova, sepse edhe ai ka qenë në rolin tim te Gjermania. Në fund, secili tregohet përmes veprimeve të veta. Ndonjëherë nuk e kuptoj as qëndrimin e klubeve; të gjithë futbollistët duan të jenë në kombëtare”.

De la Fuente foli edhe për Kupën e Botës: “Do të luftojmë për një ëndërr të bukur. Suksesi nuk është vetëm ta arrish, por edhe rruga drejt përmbushjes së saj”. Sa i përket listës për Botërorin, ai tha se mund të ketë ndryshime për shkak dëmtimesh, ndërsa për lojtarët e lënë jashtë u shpreh: “Disa i njoftoj personalisht, të tjerët jo. E kam ndërgjegjen e qetë, jam gjithmonë i ndershëm me ta”.

Ai shtoi: “Kalendari është i ditur, nuk mund të ankohesh në nëntor dhe më pas në janar të thuash se gjithçka është në rregull. Ka shumë ndeshje dhe për lojtarët është ngarkesë e madhe”. Në fund, trajneri vlerësoi talentet e reja: “Lamine, Pedri dhe Rodrigo janë ndër futbollistët më të mirë në botë”.

The post De la Fuente e sulmon përsëri Flick: Secili portretizohet nga veprimet e tij appeared first on Telesport.