Carvajal del kundër luajtjes së Barça-Villarreal në Miami: Është shtrembërim i qartë i konkurrencës

Pas deklaratave të Xabi Alonso, edhe kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, kritikoi vendimin e La Liga-s për ta zhvilluar ndeshjen Barça–Villarreal në Miami. Në një intervistë për RTVE, ai foli për “manipulim të qartë të garës”, duke shtuar se “nuk konkurrojnë të gjitha klubet në të njëjtat kushte”, ndaj kërkoi reflektim të përbashkët: “Është thelbësore që lojtarët, klubet dhe liga të angazhohen për një futboll më të drejtë, por aktualisht nuk është kështu”.

Carvajal komentoi edhe performancën e Real Madridit në Champions, ku skuadra ka vetëm fitore ndaj Marseille dhe Kairat Almaty: “Qëllimi është të përfundojmë në tetëshen e parë, sepse na jep avantazh në kalendarin vijues”.

Ai vlerësoi ekuilibrin në Europë: “Real Madridi nuk frikësohet nga askush. Është pozitive që nuk ka dominim absolut të një skuadre”. Për “El Clásicon” e së dielës ndaj Barcelonës: “Janë vetëm 3 pikë, por përballja me rivalin kryesor është gjithmonë speciale. Fitorja do të rriste besimin”.

The post Carvajal del kundër luajtjes së Barça-Villarreal në Miami: Është shtrembërim i qartë i konkurrencës appeared first on Telesport.