Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës i udhëhequr nga kryetari i Gjykatës, z. Nexhmi Rexhepi, qëndroi për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, më 15-17 tetor 2025.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese u prit në takim nga kryetari i sapoemëruar i Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, z. Frane Staničić dhe gjyqtarët e tjerë të kësaj gjykate.
Në kuadër të vizitës në Zagreb, gjyqtarët e të dy gjykatave kushtetuese mbajtën edhe një punëtori të përbashkët profesionale me fokus në çështjen e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore dhe kontestet zgjedhore.