De Laurentiis: Vetëm lojtarët nën 23 vjeç të luajnë në kombëtare, koha për ndryshim

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka hedhur një ide të fortë për reformimin e futbollit europian dhe kombëtareve. Gjatë një eventi në Washington, ai u shpreh: “Europa duhet të ndryshojë, ka ardhur momenti. Njerëzit që drejtojnë futbollin kanë frikë të humbasin karrigen e tyre, por duhen ndryshuar formatet e kampionateve. Luhet shumë, futbollistët nuk mund t’i përballojnë 50, 60 apo 70 ndeshje në vit”.

De Laurentiis propozoi një kufi moshe për kombëtaret: “Pas moshës 23 vjeç, nuk duhet të luash më për kombëtaren. Duhet t’u jepet hapësirë të rinjve. Nëse aktivizohen lojtarë 30, 35 apo 37-vjeçarë, që më pas dëmtohen, dëmtohen edhe kampionatet kombëtare”.

Ai kritikoi edhe mungesën e kompensimit për klubet: “Kampionatet nuk respektohen dhe klubet nuk paguhen mjaftueshëm për dëmtimet e lojtarëve në kombëtare. Janë klubet, ato që ua paguajnë pagën gjatë gjithë vitit. Edhe kjo duhet rregulluar”.

 

 

 

The post De Laurentiis: Vetëm lojtarët nën 23 vjeç të luajnë në kombëtare, koha për ndryshim appeared first on Telesport.