Trajneri Potter prezantohet: “Puna ime është ta çoj Suedinë në Kupën e Botës. Kemi lojtarë fantastikë këtu”

Ish-trajneri i West Ham, Graham Potter, u njoftua zyrtarisht në orët e fundit si trajneri i ri i Suedisë. 50-vjeçari ka pranuar punën me një kontratë fillestare afatshkurtër, me qëllim që ta udhëheqë ekipin kombëtar drejt kualifikimit për Kupën e Botës

“Jam shumë i nderuar që kam këtë rol, por edhe jashtëzakonisht i frymëzuar. Suedia ka lojtarë fantastikë që shkëlqejnë çdo javë në ligat më të mira të botës. Puna ime do të jetë të krijoj kushtet në mënyrë që, si ekip, të mund të performojmë në nivelin më të lartë dhe ta çojmë Suedinë në Kupën e Botës verën e ardhshme”, tha ai pas njoftimit zyrtar nga Shoqata Suedeze e Futbollit.

Potter u shkarkua nga West Ham në fund të shtatorit pas një fillimi zhgënjyes të sezonit. Pesë humbje në gjashtë ndeshjet e para të sezonit 2025-26 të Premier League i kishin lënë Hammers në tre vendet e fundit të ligës.

Në total, ai ka fituar vetëm gjashtë nga 23 ndeshje që kur mbërriti në klubin e Londrës lindore në janar. Megjithatë, Potter ruan një reputacion pozitiv në Suedi, pasi ka siguruar tre ngjitje në katër sezone me Östersund, duke e çuar ekipin nga divizioni i katërt deri në ligën e parë, madje duke fituar një kupë vendase në vitin 2017. Dhe për periudhat e tij të kaluara te Brighton, Swansea dhe Chelsea (megjithëse u shkarkua pas më pak se një viti)

The post Trajneri Potter prezantohet: “Puna ime është ta çoj Suedinë në Kupën e Botës. Kemi lojtarë fantastikë këtu” appeared first on Telesport.