“Donin të rikthenin Pogba-Ronaldo, i refuzova!” Klopp flet për ofertën big nga Man. United

Legjenda Jurgen Klopp ka rrëfyer prapaskena interesante nga viti 2016, vit kur refuzoi një ofertë konkrete nga Manchester United. Arsyeja ishte e thjeshtë. Ai nuk donte thjesht yje në skuadër, por një klub që kërkon futboll të vërtetë.

“E refuzova ofertën e Manchester United. Po, ishte në vitin 2016. Më thanë disa gjëra në takim që nuk më pëlqyen. Më rreshtuan disa emra dhe më thanë se do t’i blinin. Kjo nuk më pëlqeu”.

“Nuk doja që ta merrja në ekip prapë Paul Pogba apo Cristiano Ronaldo. Këto gjëra nuk funksionojnë. Kthimi i lojtarëve nuk ndihmon kurrë. Ideja e tyre ishte të merrnin emrat më të mirë, por pa e pasur mendjen për të sjellë futboll. Në fund erdhi oferta e duhur: Liverpool futboll”.

The post “Donin të rikthenin Pogba-Ronaldo, i refuzova!” Klopp flet për ofertën big nga Man. United appeared first on Telesport.