Hyseni akuzon Abdixhikun për pazare të ‘ndyra’ me VV-në në emër të LDK-së

 

Xhafer Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Vushtrri, nënshkroi sot një marrëveshje koalicioni me LVV-në për rundin e dytë të votimit, pa miratimin e partisë së tij – LDK-së.

E pas këtij veprimi, ka reaguar Skender Hyseni.

Hyseni ka drejtuar gishtin drejt kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për marrëveshje të tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Balotazhi në zgjedhjet komunale 2025, dhe, siç po dyshohet favorizimi i VV-së, përmes pazareve të “ndyra” të Lumir Abdixhikut, në emër të LDK-së!

LDK-së!