Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në komunën e Zubin Potokut, të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe për gjueti të kundërligjshme në zonë të mbrojtur.
Sipas njoftimit , ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2025, rreth orës 12:30, kur zyrtarë të Pylltarisë së Kosovës, gjatë patrullimit në fshatin Kërligatë, kanë hasur një automjet me tre persona të dyshimtë: V.H. (1993), F.S. (1997) dhe V.S. (1990).
Pas një debati verbal mes zyrtarëve të pylltarisë dhe personave të dyshuar, palët janë paraqitur në Stacionin Policor të Zubin Potokut për deklarim. Gjatë procedurës, të dyshuarit kanë dorëzuar vullnetarisht tri pushkë gjuetie, një pistoletë, 25 fishekë dhe një radio dore.