Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga jashtë.
Deri në orën 10:00, KQZ tha se “janë numëruar 104 kuti për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe 93 kurti për kuvendet komunale”.
“ Nga gjithsej pakot e pranuara: •
29,636 janë aprovuar •
3,977 janë refuzuar, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit (3,660 raste)”, njoftoi KQZ.
Rezultatet po publikohen në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së.