Bergomi “bekon” Interin e Chivu, por edhe apelon: Ky nivel duhet mbajtur për 60 ndeshje

Inter fitoi dhe bindi. Suksesi 0-1 ndaj Romës, megjithë disa rreziqe në pjesën e dytë, gjatë presionit maksimal të verdhekuqve, tregoi versionin më të vendosur të zikaltërve, që arritën fitoren e gjashtë radhazi mes kampionatit dhe Champions-it.

Ish-kapiteni Beppe Bergomi, në “Sky Sport”, vlerësoi momentin pozitiv: “Interi është rikthyer të jetë skuadër. Më pëlqeu shumë përqafimi mes Chivu dhe Barella pas ndeshjes. Interi duhej të rikthehej i motivuar pas fundit të dobët të sezonit të kaluar. Kur është mirë fizikisht, Interin e shoh shumë të fortë”.

Megjithatë, Bergomi paralajmëroi për nevojën e vazhdimësisë: “Këtë nivel duhet ta mbash për 60 ndeshje, nëse do të arrish përsëri deri në fund të çdo gare. Nëse do të pësonte golin e barazimit, do të thoshim se bie në fund. Ekipi është i njëjtë, por ndryshimi i vërtetë nga sezoni i kaluar është mbrojtja, që tani luan më lart”.

The post Bergomi “bekon” Interin e Chivu, por edhe apelon: Ky nivel duhet mbajtur për 60 ndeshje appeared first on Telesport.