Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet se ka filluar hetime.

Pacolli thotë se ‘ata që po analizojnë kontratën 100 milionëshe” nuk e kanë haberin për të.

Ai flet për ‘keqbërës e llafazanë’ në postimin e plotë që mund ta lexoni më poshtë:

Krenar për vëllezërit e mi!

Ne e dimë mirë se mirëqenia e vërtetë fitohet vetëm me punë të ndershme dhe përkushtim. Ajo që fitohet me djersë është e qëndrueshme, e patjetërsueshme dhe të jep qetësi shpirtërore – pavarësisht se gjithmonë do të ketë bukëpërbuzës apo keqdashës që përpiqen t’i japin një konotacion tjetër.

…e për xhobëvenësit…

Ndonjëherë është për të qeshur kur sheh një “ushtri” të tërë llafazanësh e keqbërësish që mundohen të ngjiten si rriqna pas trupit.

Akoma më shumë më argëtojnë ata të paditur që përpiqen të analizojnë kontrata ndërkombëtare për termat e të cilave as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë.

Ju që po mundoheni të tregoni sikur dini diçka, merreni atë kontratë ( 100 miljonshit) dhe konsultohuni me ndonjë kompani ndërkombëtare auditimi, ose pyesni dikë tjetër kompetent, sepse po turpërohem ( kur mundoheni me e komentar atë) me nivelin e inteligjencës suaj

…e për dashamirët…

Ata le të shkarravisin sa të duan!

Ne kemi një mision më të madh: të vazhdojmë traditën e trashëguar nga baballarët tanë, ta përcjellim te gjeneratat e reja, të respektojmë miqtë, të shijojmë arritjet tona dhe të mbrojmë atë që kemi fituar me mund e sakrificë.

…Sa punojmë ne, ju tregoj miqëve të mi…

Mbrëmë, në të njëjtën orë të natës, ne katër vëllezërit po fluturonim njëkohësisht në drejtime të ndryshme të botës:

• Unë nga Lugano / Prishtina për në Bagdad,

• Emini nga Ulaan Bator / Seul për në Tiranë,

• Afrimi nga Astana / Istanbul për në Prishtinë,

• Selimi nga Mombasa / Addis Ababa për në Milano.

Vetem vazhdoni, Zoti i bekoftë njerzit e mirë, Zoti i bekofte vllazerit e mi!