Interi kthehet në Champions, trajneri Chivu ka gati rotacionet në çdo repart

Interi i Cristian Chivu po përgatitet për sfidën e Champions League në Belgjikë kundër Union SG, me idenë e rotacionit, që i sillet në mendje trajnerit rumun që pas fitores në Romë. Objektivi është fitorja e tretë europiane radhazi, teksa mund të ketë surpriza si aktivizimi i Francesco Pio Esposito përkrah Ange-Yoan Bonny.

Chivu synon të vazhdojë strategjinë e rotacioneve të qëndrueshme për të ruajtur intensitetin dhe formën e skuadrës në një sezon të ngarkuar me ndeshje. Lautaro Martínez, që luajti 60 minuta kundër Romës, pas angazhimeve me Argjentinën, mund të pushojë, duke i lënë vend Espositos. Bonny, protagonist me golin vendimtar në “Olimpico”, pritet të mbetet titullar.

Në mesfushë dhe mbrojtje parashikohen gjithashtu ndryshime: Sucic dhe Frattesi mund të rikthehen nga minuta e parë, me Calhanoglu që mund të marrë pushim dhe Barella në dilemë. Në mbrojtje, de Vrij mund të zëvendësojë Acerbi, ndërsa Carlos Augusto pritet në të majtë. Në portë, alternimi Josep Martínez–Sommer do të vazhdojë.

The post Interi kthehet në Champions, trajneri Chivu ka gati rotacionet në çdo repart appeared first on Telesport.