Xhafer Tahiri paradite mbrojti në gjykatë Faruk Muken të VV-së, të dyshuar për korrupsion – pasdite bëri koalicion me partinë e tij në Vushtrri

Xhafer Tahiri i LDK-së javën e ka nisur në shërbim të Vetëvendosjes, në aspektin personal dhe partiak.

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri është në mbrojtje në cilësinë e avokatit të zyrtarit të Vetëvendosjes, Faruk Mujkës që po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Xhafa i LDK-së ka marrë edhe një vendim tjetër që i shkon fort në favor Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri është marr vesh sot me Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes për koalicionin e balotazhit në Vushtrri. Tahiri pritet të garoj bashkë me VV-në kundër Ferit Idrizit të PDK-së.