Legjenda braziliane: Neymar ka mbaruar, nuk është më shembull për askënd

Neymar po kalon një moment të vështirë te Santos, klub i cili rrezikon rënien, ndërsa ai alternon lëndime dhe paraqitje të dobëta. Legjenda Emerson Leão, kampion bote 1970, e kritikon ashpër yllin brazilian: “Neymar nuk është shembull për askënd. Dikur e ka merituar statusin e yllit të jashtëzakonshëm, por nuk kujdeset për trupin e tij”.

Leão thotë se talenti është ende aty, por mungon përgatitja fizike dhe vazhdimësia: “Njeriu brenda dhe jashtë fushës duhet të jenë të sinkronizuar. Sot nuk ka më energjinë e dikurshme. Rezultati? Lëndime, probleme dhe paraqitje të dobëta. Nuk po i jep asgjë Santosit”.

Ai theksoi gjithashtu humbjen e shkathtësisë muskulare dhe aftësisë për stërvitje: “Momenti i tij më i mirë ka kaluar. E di çfarë do të bëjë me kokë, por nuk ia del më. Nuk është më i njëjti lojtar”. Fjalët e Leão rindezin debatin për të ardhmen e Neymar te klubi që e lançoi si yll dhe aftësinë e tij për t’u rikthyer nivelin e lartë, në Brazil dhe ndërkombëtarisht.

The post Legjenda braziliane: Neymar ka mbaruar, nuk është më shembull për askënd appeared first on Telesport.