Pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, Christian Vieri provokoi Allegrin nga studio e DAZN: “Mister, pse nuk startoni menjëherë me Gimenez dhe Leao?” Allegri u përgjigj me buzëqeshje: “Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta e filloja me Gimenez… Nuk kisha asnjë sulmues tjetër të gatshëm. Prisja zëvendësimin për një këndore. Kur mungojnë lojtarë në atë rol, është normale ta lexosh ndryshe ndeshjen, më shkoi mirë”. Në vijim, nuk mungoi batuta ironike e Vierit: “Nëse do, vij…, por vetëm për të luajtur padel”.
Allegri sqaroi gjithashtu situatën e Leao si goditës penalltie: “Nuk kishte asnjë konfuzion, ishte caktuar Rafa sepse në stërvitje i gjuan shumë mirë. Nuk i shikoj penalltitë, në Torino shkoi keq, sot më mirë”.
Trajneri kuqezi theksoi se kjo fitore nuk është mesazh për kampionatin: “Le ta shijojmë fitoren, por mungojnë ende shumë pikë për objektivin tonë. Shpresojmë të rikuperojmë Nkunku dhe Loftus-Cheek për ndeshjen tjetër. Nuk duhet të ekzaltohemi, rruga është ende e gjatë”.
The post Pyetja e Vierit, që nxiti debatin ironik me Allegrin në TV: Nëse do të të kisha ty në stol, ndoshta… appeared first on Telesport.