Capello: Ky është Interi i Chivu, kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Dhuron spektakël

Fabio Capello, për “Gazzetta dello Sport”, lavdëroi performancën e Interit nën drejtimin e Chivu: “Po, tani mund ta themi, ky është Interi i Chivu. Ta shohësh duke luajtur është kënaqësi. Është bukur kur lojtarët rrethojnë trajnerin, siç ndodhi në ‘Olimpico’, një përqafim që tregon lidhjen e krijuar. Është bukur edhe ta shohësh ekipin të luajë, sepse gjithçka funksionon, ekipi po rritet ndeshje pas ndeshjeje, fitore pas fitoreje”.

Për përfshirjen e të gjithëve, Capello shtoi: “Tani të gjithë lojtarët, nga Lautaro te Barella, Bastoni dhe Calhanoglu, Dimarco e deri te të rinjtë Bonny dhe Pio Esposito, janë në sinkron me Cristian. Ai nuk ka përmirësuar nivelin e lojtarëve, që ishte tashmë i lartë, por ka rritur vetëbesimin e tyre, një meritë e madhe”.

Për stilin e lojës: “Përveç shpirtit dhe potencialit të skuadrës, ka edhe lojën. Interi luan vertikalisht, shtyn gjithmonë përpara dhe ka reduktuar obsesionin për ndërtimin e lojës nga poshtë vetëm për vetveten. Në këtë aspekt, Chivu ka shumë arsye për t’u krenuar”.

The post Capello: Ky është Interi i Chivu, kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Dhuron spektakël appeared first on Telesport.