Edhe Modric është njeri…; e shkaktoi faullin e parë në Serie A pas 540 minutash lojë

Luka Modric, gjatë 6 javëve të para të Serie A, ishte shembull për të gjithë. Veterani kroat ka luajtur futboll të madh, pa bërë asnjë faull, rekord i jashtëzakonshëm për një mesfushor. Faulli i parë i tij në kampionatin italian erdhi mbrëmë, në pjesën e parë të Milan-Fiorentina 2-1, e vlefshme për javën e 7-të.

Më e habitshmja, Modric rrezikoi të ndëshkohej për këtë faull. Ai goditi gjurin e Fazzini, teksa ndërhyri jashtë kohe (me vonesë), por arbitri Mazzoleni e kurseu.

Sekreti? Pjesërisht eksperienca. Luka Modric e kontrollon gjithmonë trupin e tij. Pastaj e ndihmon pjesërisht stili i lojës. Allegri kërkon që ai të luajë më shumë në linjat e pasimeve sesa në duele fizike.

The post Edhe Modric është njeri…; e shkaktoi faullin e parë në Serie A pas 540 minutash lojë appeared first on Telesport.