Chelsea po kalon një moment të mirë në Premier League, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë pas fitores 3-0 jashtë fushe ndaj Nottingham Forest. Trajneri i “blues”, Enzo Maresca, shijon momentin dhe flet me superlativa për të tijtë.
“Në pjesën e dytë ne u përmirësuam shumë dhe merituam ta fitonim ndeshjen. Në pjesën e dytë, ne ishim më të mirë, ndryshuam disa gjëra taktikisht dhe në përgjithësi, unë ende mendoj se e merituam fitoren“, deklaroi italiani.
Për golin e Josh Acheampong, golin e tij të parë si profesionist në moshën 19 vjeç: “Jam shumë i lumtur për të. Njerëzit mendojnë se i beson një lojtari vetëm nëse luan dhe se nuk i beson nëse nuk luan. Kam besuar te Josh që nga fillimi i sezonit të kaluar. Ai është një lojtar fantastik dhe do të jetë e ardhmja e këtij klubi“.
Chelsea është skuadra me më shumë gola në Premier League dhe për Maresca kjo është e rëndësishme. “Kjo do të thotë që skuadra po luan shumë mirë. Po përpiqemi t’u japim lojtarëve mjetet e duhura“, tha trajneri i Chelsea.
The post Chelsea fiton, Maresca shijon momentin: Ai është një lojtar fantastik dhe do të jetë e ardhmja e këtij klubi appeared first on Telesport.