Milani, kryesues i Serie A, mposhti Fiorentinën falë penalltisë së Leao në minutën e 86-të, por aksioni që solli 11-metërshin ka ngjallur debat. Analiza me moviolë tregon: prekja e Fabiano Parisi ndaj Gimenez ishte e lehtë, fillimisht në krahun e majtë dhe më pas diku afër fytyrës. Graziano Cesari thekson: “Arbitri Marinelli, edhe pse i pozicionuar mirë, ishte i hutuar. 90 sekonda për të shkuar te VAR dhe 3 minuta për të rishikuar pamjet”.
Sandro Sabatini shton: “Kontakti në fytyrë nuk ndëshkohet, por Ranieri e ka mbajtur Gimenez nga fyti. Për mua është penallti e vogël, por duhet analizuar nga ky këndvështrim”. Për më tepër, Cesari vëren gabim teknik të VAR-it: “VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm në rast të gabimit të qartë dhe të dukshëm, por këtu Marinelli sheh aksionin dhe nuk ka diçka evidente të mos sanksionuar. Problemi është procedura e aktivizimit të VAR-it”.
Pas aksionit, Gimenez mbeti në tokë duke mbuluar fytyrën dhe i dha disa të shtyra Ranierit. Cesari thekson që, nëse Ranieri do të kishte rënë, mund të ishte ndëshkuar me karton të kuq.
The post Moviola e Cesari: Prekje e vogël e Gimenez te penalltia, kishte gabim teknik të VAR-it appeared first on Telesport.