Slot: Shqetësuese kur humbet 4 ndeshje radhazi, por nuk po i shfrytëzojmë rastet e shumta

Nuk ishte vetëm humbja e Liverpool në Anfield (1-2 ndaj Manchester United) që shkaktoi një trazirë të madhe. Kampionët në fuqi të Anglisë i habitën tifozët e tyre pasi kanë humbur 4 ndeshjet e fundit, duke humbur terren të konsiderueshëm ndaj vendit të pare.

Trajneri i “reds”, Arne Slot, foli për për këtë situatë: “Mendoj se njerëzit kanë tendencë të harrojnë se sa raste kishim kur ishim në disavantazh në pjesën e parë”.

Kur humbet, u kushton më shumë vëmendje topave të luajtur keq, por në pjesën e parë, Isak pati një-me-një me portierin, Gakpo goditi dy herë shtyllën, kështu që edhe atëherë patëm raste për të barazuar 1-1“, kujtoi Slot.

Në pjesën e dytë, është e vërtetë që, ndërsa skuadra tjetër lodhet gjithnjë e më shumë, ne krijojmë më shumë raste. Kjo ndodhi kundër Crystal Palace, kundër Chelsea dhe ndodhi përsëri me United”, deklaroi trajneri holandez.

Natyrisht, ka shqetësime. Nëse humbet katër herë radhazi, duhet t’i kesh, por e dimë që nëse vazhdojmë të luajmë kështu, atëherë do të kemi një shans të mirë për të fituar më shumë ndeshje”, shtoi Arne Slot.

Ai ka edhe mënyrën se si dilet nga kjo periudhë e errët: “Nëse përmirësojmë disa gjëra, do të kemi edhe më shumë raste, por kurrë nuk mund të jesh 100% i sigurt se do të jesh në gjendje të krijosh tetë, nëntë ose dhjetë raste të pastra përsëri në ndeshjen tjetër“.

Këta lojtarë kanë luftuar për një kohë të gjatë nga një disavantazh 0-1 për t’u përpjekur të rikthehen. Nëse e ruajmë këtë mentalitet, ka shumë pozitivitet për të marrë në ndeshjet e ardhshme. Humbja katër herë radhazi sigurisht që ka një ndikim në ekip”, tha Slot.

The post Slot: Shqetësuese kur humbet 4 ndeshje radhazi, por nuk po i shfrytëzojmë rastet e shumta appeared first on Telesport.