Deklaratat e Deco, drejtorit sportiv të Barcelonës, kanë ndezur debatin para “El Clásico”. Ai u ankua për trajtimin e të tijve nga arbitrat: “Janë gjithmonë më rigorozë ndaj nesh, shkojnë shumë më tepër në limite. Fitorja e Barcelonës është më e vështirë, por edhe më e kënaqshme. Luftojmë kundër shumë gjërave, por kjo nuk do të shërbejë si justifikim, çfarëdo që të ndodhë ndaj Real Madridit. Do të veprojmë juridikisht për çështjet e padrejta”.
Deco theksoi problemet me dëmtimet: “Kemi pasur shumë më tepër mungesa në mesfushë dhe sulm se sezonin e kaluar. Po kërkojmë ekuilibrin mbrojtës, por dëmtimet dhe faktorët e tjerë nuk kontrollohen”. Për gjestin e Hansi Flick, pas golit ndaj Girona, ai tha: “Iu dha shumë rëndësi. Ishte moment euforie, është e pamundur të përmbahesh. Flick është njeri i qetë dhe i balancuar”.
Sa i përket “El Clásico”, theksoi: “Nuk do ta vendosë kampionatin. Është ndeshja më e madhe në botë, por jo vendimtare. Real Madridi është më i fortë se sezonin e kaluar, por ne do të luftojmë”.
The post Barcelona ankohet para “El Clasicos”: Arbitrat janë më të rreptë ndaj nesh se me të tjerët appeared first on Telesport.