Manchester United duket se është në ritmin e duhur. Fitorja e djeshme 2-1 në “Anfield” kundër Liverpool, falë golit të Maguire në minutën e 84-të, i lejoi Ruben Amorim të pushtonte një fortesë që “djajtë e kuq” nuk e kanë arritur që nga viti 2016.
Kjo i dha atyre tre pikë thelbësore që e rilançuan ekipin në renditjen e Premier League, duke ndërprerë në mënyrë dramatike epërsinë e “reds”. Trajneri i United tha: “Jam shumë i lumtur për lojtarët, ata treguan shpirt të shkëlqyer”.
“Ne duhet të luajmë më mirë me topin, por shpirti i ekipit është ajo për të cilën flasim gjithmonë. Ishte një ditë e mirë për tifozët, por tani le të përqendrohemi në ndeshjen tjetër“, deklaroi më tej trajneri portugez.
Në lidhje me faktin se ai arriti dy fitore radhazi, Amorim shtoi: “Është gjithçka për tifozët. Nëse i pyet se çfarë do të thotë të fitosh dy ndeshje radhazi pas kaq shumë vitesh, është vërtet e rëndësishme“.
“Për mua, ajo që ka rëndësi është qëndrueshmëria: dy fitore radhazi, pavarësisht kundërshtarit. E vetmja gjë që ka rëndësi është ndjenja e fitores. Tani gjëja e rëndësishme është të mendojmë për të tretën radhazi; ky është qëllimi ynë“, tha Amorim.
“Ndonjëherë kemi vështirësi të zgjedhim momentin e duhur për të bërë presion. Nuk e nisëm mirë pas barazimit, por arritëm të kontrollonim vrullin dhe t’i shtynim ata në gjysmën e tyre kur ata kishin posedimin e topit dhe aty e fituam ndeshjen“, tha Amorim.
The post Amorim: E rëndësishme të fitojmë dy ndeshje radhazi, tani të mendojmë për të tretën appeared first on Telesport.