Tudor, pas disfatës ndaj Comos: Na mungoi goditja e fundit. Çfarë më shqetëson? Gjithçka…

Igor Tudor analizoi humbjen e Juventusit ndaj Comos duke pranuar vështirësitë, por edhe disa aspekte pozitive: “Donim të shtynim përpara, jo të mbroheshim. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që luan futboll të bukur. Pësuam gol herët nga një goditje standard, çka nuk duhet të ndodhë. Pjesa e parë ishte e barabartë, në të dytën loja u ndërpre shpesh nga faulle dhe pas 2-0 gjithçka mbaroi”.

Trajneri shpjegoi zgjedhjet taktike: “Mbrojtja me katër ishte zgjidhja e duhur për këtë ndeshje. Në sulm na mungoi pasimi dhe goditja e fundit. Me dy sulmues është e vështirë ta ruash ekuilibrin, por lojtarët dhanë gjithçka”.

I pyetur për shqetësimet, ai shtoi: “Më shqetëson gjithçka, kjo është jeta e një trajneri. Do të flasim në dhomën e zhveshjes për çfarë mund të përmirësojmë”. Për kundërshtarin: “Como shënoi menjëherë nga goditja e dënimit, por nuk më befasoi. Fabregas mund të thotë çfarë të dojë, unë mendoj vetëm për skuadrën time”.

The post Tudor, pas disfatës ndaj Comos: Na mungoi goditja e fundit. Çfarë më shqetëson? Gjithçka… appeared first on Telesport.