Fiorentina, e tërbuar me gjyqtarin: Gabim i madh i VAR-it. Gimenez u rrëzua pa e prekur fare, pamje groteske

Humbja 2-1 në “San Siro” dhe mënyra si erdhi, me përmbysje, ka ndezur zemërimin te Fiorentina. Drejtori sportiv Daniele Pradè shpërtheu kundër arbitrimit: “Ky është një gabim i madh i VAR-it. Marinelli nuk pati guxim të mbështeste vendimin e tij. Ne po luftojmë për jetën dhe nuk mund të ndodhin gjëra të tilla. Është skandaloze”.

Pradè shtoi: “Gimenez ra pa u prekur fare, qëndroi 20 minuta në tokë, një skenë gati groteske. Kishte faull të qartë ndaj Ranierit, që mund të ishte i kuq. U dha vetëm e verdha, ai doli nga fusha dhe pësuam golin me 10 lojtarë. Nuk e meritonim këtë humbje, skuadra luajti me zemër”.

Për situatën e vështirë në renditje (vetëm 3 pikë pas 7 ndeshjesh), ai shtoi: “Nëse dikush mund të na nxjerrë nga kjo situatë, është vetëm Stefano Pioli. Faji është i imi. Klubi më vuri në dispozicion 90 milionë për merkaton, përgjegjësia është e gjitha e imja. Pioli ka besimin tim të plotë, unë duhet të jap llogari”.

The post Fiorentina, e tërbuar me gjyqtarin: Gabim i madh i VAR-it. Gimenez u rrëzua pa e prekur fare, pamje groteske appeared first on Telesport.