Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore. Të mërkurën parashikohet që vende-vende të ketë riga të dobëta lokale shiu, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe intervale të gjata kthjellimesh.
Në mëngjesin e ditës së hënë parashihen ngrica të dobëta, kryesisht në viset e larta e diku edhe në viset mesatare.
Temperaturat minimale gjatë javës së ardhshme do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi prej 1 deri 7 m/s.
Në përgjithësi, pritet një mot me kushte shumë të favorshme agrometeorologjike, i cili do t’u mundësojë bujqve kryerjen e punëve të sezonit, përfshirë mbjelljen e kulturave vjeshtore.
Të hënën pritet mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -2-0 ndërkaq maksimalet në 14-17 gradë celsius.
Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 2-4 gradë celsius, ndërkaq maksimalet në 14-17 gradë celsius.
Të mërkurën pritet mot i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 4-8 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 13-16 gradë celsius.
Te enjten do të mbajë mot i vranët dhe intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 5-9 gradë ndërkaq maksimalet nga 17-20 gradë celsius.
Ndërkaq të premten do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 3-7 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës nga 19-22 gradë.