Kur po procesohen votat e fundit nga numërimi i tyre në Rahovec, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Ali Dula është në një garë të ashpër me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Krasniqi për një vend në garën e balotazhit me Smajl Latifin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është në vend të parë.
Nga 93,26% e vendvotimeve të procesuara, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara së fundmi në 14:41, Latifi i AAK-së prin me 37.18% të votave.
Në vendin e dytë aktualisht ndodhet Dula i LVV-së me 5,181 vota (23.92%).
Ai ka vetëm 75 vota më shumë se Krasniqi i LDK-së, që numëron 5,106 vota (23.58%).