Po vjen kontrata e re! Fabrizio Romano njofton lajmin e fundit për legjendën Leo Messi

Leo Messi pritet të firmosë një kontratë të re me Inter Miamin. Lajmi vjen nga gazetari Fabrizio Romano.

Sulmuesi argjentinas praktikisht i ka pranuar kushtet e ofruara, por kanë mbetur detajet e fundit që negociatat të finalizohen. Messi iu bashkua skuadrës amerikane në korrik të vitit 2023. Ai ka rritur impaktin e Inter Miamit kudo në botë me performancat e tij.

“Messi mbetet totalisht i përqendruar te projekti i klubit dhe është i përkushtuar të ndihmojë skuadrën në vijim”, shkruan Romano.

37-vjeçarit është ende nën kushtet e kontratës aktuale deri më 31 dhjetor 2025. Rinovimi pritet të kryhet për një vit.

The post Po vjen kontrata e re! Fabrizio Romano njofton lajmin e fundit për legjendën Leo Messi appeared first on Telesport.