Zero minuta me Xabi Alonson, ylli i Real Madrid gjen ‘shpëtimin’ në Francë

Endrick nuk ka më durim. I vetëdijshëm se nuk ka vend titullari te Real Madrid, sulmuesi mund të ndryshojë ambient në merkaton e janarit.

Deri tani, klubi më i interesuar për të është Marseille. Francezët do të donin ta blinin, por Florentino Perez nuk heq dorë nga talentet e së ardhmes.

19-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë për Real Madridin këtë sezon. Ai rrezikon të mos përfshihet në skuadrën e Brazilit në Kupën e Botës 2026, kështu që po tenton dëshpërimisht një huazim në janar.

Sipas “L’Équipe”, Marseille po e ndjek nga afër situatën dhe pritet të bëjë një ofertë brenda muajit dhjetor.

The post Zero minuta me Xabi Alonson, ylli i Real Madrid gjen ‘shpëtimin’ në Francë appeared first on Telesport.