Raporti ditor i PK’së, shqiptohen mbi 1500 gjoba – Njoftohet për 64 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 537 gjoba trafiku.

Gjatë kësaj kohe, janë raportuar edhe 27 aksidente me të lënduar, kurse, 37 me dëme materiale.

Në raport theksohet edhe se Policia ka arrestuar 24 persona.