Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 18.10.2025 – NN. Dyshohet se viktima mashkull kosovar (m/k), është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar (f/k)-bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe pas përfundimit të procedurave me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Graçanicë / 17.10.2025 – 14:27. I dyshuari-djali i saj, m/k dyshohet se ka kanosur viktimën f/k dhe familjarët e tjerë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Graçanicë / 17.10.2025 – 14:27. Viktima femër f/k, dhe djali i saj m/k dyshohet se janë kanosur nga bashkëshorti i viktimës i dyshuari m/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan / 18.10.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe djalit të tij. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan / 15.10.2025 – 15:30. Më 18.10.2025 është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 18.10.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë me një mjet të mprehtë viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.