Dr.Njomza Belegu Halimi përfaqëson Kosovën në “European International Summit 2025” në Cannes, me prezantimin e produktit estetik “Sapphire” nga Promoitalia

Më 18 tetor 2025, në hotelin luksoz Carlton Hotel, Cannes – Francë, u mbajt një nga ngjarjet më prestigjioze të fushës së mjekësisë estetike – European International Summit 2025.

Në këtë event të nivelit të lartë, morën pjesë profesionistë, mjekë estetistë dhe liderë të industrisë së bukurisë nga e gjithë bota, ku u prezantuan teknologjitë dhe produktet më inovative në fushën e mjekësisë estetike dhe rigjenerimit të lëkurës.

Në mesin e folësve të përzgjedhur ishte edhe Dr.Njomza Belegu Halimi mjeke stomatologe dhe specialiste në kirurgji orale dhe estetike nga NOMA DENT Clinic, e cila mbajti një prezantim shkencor mbi produktin revolucionar “Sapphire” – një skin booster i avancuar për rigjenerimin e kolagjenit, elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës, krijuar nga Promoitalia.

Në prezantimin e saj, Dr. Njomza Belegu ndau rezultatet klinike dhe përvojat personale me pacientë, duke paraqitur raste reale para dhe pas trajtimit që treguan efekte të dukshme të rigjenerimit dhe përmirësimit të cilësisë së lëkurës.

Prezantimi i saj u vlerësua nga kolegë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të kompanive estetike si një kontribut profesional i rëndësishëm në fushën e estetikës mjekësore moderne.

“Është një nder dhe përgjegjësi të përfaqësosh vendin në një event kaq prestigjioz si ky. ‘Sapphire’ është një produkt që mishëron shkencën, bukurinë dhe kujdesin e avancuar ndaj lëkurës – u shpreh Dr. Njomza Belegu pas prezantimit.

Kjo pjesëmarrje përbën një moment të rëndësishëm profesional për Dr. Njomza Belegun dhe NOMA DENT Clinic, duke e pozicionuar si pjesë të rrjetit ndërkombëtar të profesionistëve që po udhëheqin trendet dhe inovacionet e reja në estetikën moderne.