KQZ-ja njofton për aksidentin e anëtarëve të KKZ: Gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me një njoftim në lidhje me aksidentin i cili ndodhi të premten, në orën 18:17, ku janë përfshirë pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Ferizajt, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare në kuadër të procesit zgjedhor.

KQZ-ja ka thënë se sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Pesë zyrtarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin”

“Në këto momente të vështira, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të tyre. Mendimet dhe përkrahja jonë janë me anëtarët e KKZ-së në Ferizaj dhe me familjet e tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.