Derisa mijëra shqiptarë protestonin për UÇK-në në Tiranë, Çeko e Bulliqi “protestonin” me çaj rusi në sheshin e Podujevës

Zyrtarët e lartë të VV-së dje kishin vendosur ta injoronin tërësisht protestën “Unë jam UÇK”, e cila u organizuar në Tiranë kundër padrejtësive të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Një gjë të tillë e kanë bërë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kandidati i VV-së për kryetar ë Prishtinë, Hajrulla Çeko, i cili ka dalë i dyti në Prishtinë.

Gjatë kohës sa mijëra shqiptarë protestonin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ata postuan fotografi me çaja të rusit nga sheshi i Podujevës.

“Çaj në Llap me Kryetarin e ri të Prishtinës, Hajrulla Çeku pas 9 nëntorit”, ka shkruar Bulliq në profilin e tij në “Facebook”.

Më pas, edhe Hajrulla Çeko ja postuar një fotografi tjetër në profilin e tij në “Facebook”.

“Me fat është Podujeva që ka për kryetar Shpejtim Bulliqin. Urime profesor për fitoren e madhe dhe tërësisht të merituar. Na presin shumë punë të mira, Prishtinë e Podujevë bashkë”, ka shkruar Çeko.