Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Milani i rikthehet kampionatit me mungesa të shumta kundër Fiorentinës. Allegri në konferencën për shtyp tha se do të duhet të riorganizojë skuadrën për shkak të dëmtimeve të Pulisic, Rabiot, kushteve të pasigurta të Nkunku dhe Estupinian, si dhe rikthimit të shpejtë të Saelemaekers. Skuadra është mirë pas stërvitjes së parë, por ndeshjet pas pushimeve janë gjithmonë të pasigurta: “Duhet të kemi koncentrim të lartë. Fiorentina ka lojtarë të mëdhenj dhe ka treguar performanca të mira. Duhet të përparojmë dhe konsolidojmë renditjen”.
Allegri përmendi se Leao është në formë të mirë dhe i nevojshëm: “Ka cilësi të jashtëzakonshme. Është kampion, por do ta shohim çfarë do të ketë fituar kur ta përfundojë karrierën”. Për Pulisic dhe Rabiot: “Iu duhet ende kohë për rikuperim, stafi do t’i ndjekë nga afër”. Ndeshja kundër Fiorentinës kërkon kujdes maksimal: “Të gjithë lojtarët duhet të luajnë si skuadër, me qetësi dhe fokus. Nuk ka rëndësi humbja e një topi, por të marrim rezultate të vogla për të arritur objektivin”.
Allegri nënvizoi rëndësinë e lojtarëve që vijnë nga stoli dhe adaptimin sipas kushteve: “Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, sipas karakteristikave të veta. Qetësia dhe besimi janë kyçe, edhe kur ka mungesa. Milan-Como në Australi? Momentalisht nuk ka ende zyrtarizim. Kur të konfirmohet, do të organizojmë udhëtimin. Duhet të gjejmë mënyrën ideale për ta përballuar ndeshjen dhe marrë tri pikët. Tani fokusi është te Fiorentina, pastaj ndeshje pas ndeshjeje”.
The post Allegri para Fiorentinës: 4 lojtarë të pamundur, njëri do të vlerësohet. Leao është në gjendje të mirë appeared first on Telesport.