Philippe Mexes sot jeton qetësisht dhe disi larg futbollit. Ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, gjatë karrierës italiane, ka luajtur pranë kampionëve si Zlatan Ibrahimovic, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes te Milani (2011-2012). Mexes mbeti i impresionuar nga ndikimi i suedezit, aq sa për shumë bashkëlojtarë prania e tij ishte traumë. Në podcastin “Kampo”, Mexes e renditi Ibrën mes lojtarëve më të fortë që ka parë, pranë Messit dhe Ronaldos.
“Ai më traumatizoi”, – thotë teksa e konsideroi sulmuesin më imponues, me mentalitet fituesi dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm. Te Milani, francezi pa shumë bashkëlojtarë që “paguan çmimin” ndaj Ibrës: “Ai ishte konkurrues, fitues…, por të traumatizonte. Ai traumatizoi kaq shumë bashkëlojtarë, me të vërtetë”.
Sipas francezit, Ibrahimovic kërkonte pasimin perfekt dhe bënte presion shumë të madh nëse nuk e merrte si duhet topin: “Ju dërgoj në ferr po nuk pasuat si duhet”. Mexes përmend edhe El Shaarawy, 17 vjeç, që dridhej para tij. Çdo stërvitje ishte si një ndeshje 90-minutëshe, pa mundësi për të marrë frymë apo shpërqendruar. Trauma nga Ibra ishte reale, për shkak të karakterit të tij luftarak dhe konkurrues.
The post “Ibrahimovic na traumatizonte te Milani. Djemtë dridheshin para tij, sepse nuk ishin mësuar me këtë” appeared first on Telesport.