Në verën e vitit 2019, ai u bashkua me Juventusin, ku u përfshi në skuadrën U-23. Trajneri i asaj kohe i ekipit të parë, Maurizio Sarri, e thërriti disa herë në stërvitjen e tij, ndërsa më pas Andrea Pirlo e aktivizoi titullar në ndeshjen e parë të kampionatit, fituar 3-0 ndaj Sampdorias.
Gianluca Frabotta, sulmues i lindur më 1999 dhe aktualisht te Cesena, rrëfen një episod me Cristiano Ronaldon, të cilin e përshkruan si “shembull të përditshëm”. “Gjatë një ushtrimi taktik, Sarri i tregonte lëvizjet që duhej të bënte te goditjet e lira. Ai ishte pak i pakënaqur, – tregon Frabotta për “Corriere.it”.
– Ishte futbollist ndryshe, nuk kishte nevojë për udhëzime, e ndiente brenda vetes se ku do të shkonte topi. Për ta bërë të kuptueshme pakënaqësinë për udhëzimet e trajnerit, Ronaldo këputi pak bar, e afroi te hunda dhe e nuhati. Aty për aty tha: Më pëlqen ta kuptoj fushën, të ndiej se ku do të arrijë topi”.
The post Kur lojtari bezdisej nga këshillat e trajnerit; del në dritë përplasja e Sarrit me Ronaldon te Juventusi appeared first on Telesport.