Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë, si për kryetar komune, ashtu edhe për kandidatët për asamble.
Në bazë të këtyre rezultateve, del se Arian Tahiri i PDK-së vazhdon të kryesojë në garën për të parin e Mitrovicës, në raport me Faton Pecin e LVV-së, raporton Klankosova.tv.
Madje, diferenca mes dyshes është rritur pak, në krahasim me rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ.
Arian Tahiri, në numërimin e parë pati 15,368 vota, apo 47,89%, kurse Faton Peci kishte 15,340 vota apo 47,80%.
Diferenca mes tyre ishte 28 vota në favor të kandidatit të PDK-së.
Kurse në numërimin e ri në QKN, kjo diferencë është rritur pak, duke shkuar në 40.
Aktualisht, Tahiri ka 47.91% dhe 15,393 vota, ndërsa Peci ka 47.78% apo 15,353 vota.
I treti në këtë garë është Gëzim Plakolli i LDK-së me 3.57%, apo 1,146 vota.
Për të arritur deri te rezultati përfundimtar, duhet të numërohen edhe votat e ardhura me postë, sikurse edhe ato me kusht, që nuk dihet se kur do të ndodhë ky proces. /Klankosova.tv