Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa dyshohet se gjatë kohës kur ishte duke shëtitur me karrocë të tij, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.
Policia ka bërë të ditur se vdekja e viktimës u konfirmua në emergjencë, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.