Vieira surprizon me “lojtarin e ri më të talentuar në Europë”. Nuk është Mbappé, as Yamal

Ish-futbollisti dhe trajneri aktual i Genoa, Patrick Vieira, e lavdëroi pa rezerva Désiré Doué-n gjatë një interviste për “Foot Mercato”. Francezi, i ftuar në ceremoninë e finalistëve të “Golden Boy” 2025, e cilësoi sulmuesin e PSG-së si favorit për ta pasuar Lamine Yamal në këtë çmim prestigjioz:

“Désiré Doué është sot lojtari i ri më i mirë në Europë. E tregoi në finalen e Champions-it, ku shënoi dhe shfaqi klasin e tij të madh. Ka ecur shumë që nga Rennes dhe vazhdon të përmirësohet te PSG. Ka kaluar momente të vështira, por puna dhe këmbëngulja e kanë sjellë deri këtu”, – shtoi kampioni i botës 1998.

Në moshën 20-vjeçare, Doué është gati të rikthehet pas një mungese të shkurtër, që nga pushimi ndërkombëtar i shtatorit. Ai është ndër 25 finalistët për “Golden Boy” dhe këtë javë mori sërish vëmendje të madhe.

Që prej transferimit te PSG në verën 2024, karriera e tij ka marrë hov të jashtëzakonshëm: 2 gola në finalen e Champions-it ndaj Interit (5-0), debutim me Francën dhe vendi i 14-të në “Topin e Artë” 2025. “Ka diçka speciale, – theksoi Vieira. – Për mua, Doué është më i miri ndër më të mirët”.

 

The post Vieira surprizon me “lojtarin e ri më të talentuar në Europë”. Nuk është Mbappé, as Yamal appeared first on Telesport.