Mikel Arteta ka zbuluar se ruan ende miqësi të fortë me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, dhe ka marrë këshilla nga ky i fundit para se të transferonte mbrojtësin Piero Hincapie gjatë merkatos së verës.
Arteta e kontaktoi mikun e tij të afërt për të marrë informacion të detajuar mbi ish-mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, të cilin Alonso e njeh mirë.
“Po, sigurisht që e pyeta. E njoh shumë mirë, i besoj plotësisht. Askush nuk e njeh më mirë Hincapien se ai”, konfirmoi Arteta për gazetarët.
The post Arteta dhe Alonso merren vesh për merkaton? Trajneri i Arsenalit e pranon publikisht appeared first on Telesport.